English

Moska Kërkon Heqjen E Vizave Në Samitin Rusi-Be

MOSKË, 21 maj /ATSH-ANSA/ - Moska do të kërkojë përparime domethënëse në heqjen e vizave për qytetarët rusë dhe evropianë gjatë samitit Rusi-BE, që pritet të zhvillohet në Rostov mbi Don nga datat 31 maj - 1 qershor, njoftoi ambasadori rus në BE, Vladimir Cizhov. Ai theksoi se qeveria ruse pret që gjërat të ecin shpejt. Vendet anëtare të BE-së, veçanërisht Italia janë të favorizuara. Në takimin e tij në Romë me homologun rus, Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm italian Franco Frattini deklaroi dje se beson se ka ardhur koha për përcaktimin e afateve për arritjen e rezultateve për qarkullimin e lirë të personave mes BE-së dhe Federatës Ruse. Por, sipas disa diplomatëve evropianë, të kontaktuar nga e përditshmja ruse ''Moscow Times'', BE-ja nuk është ende gati për fillimin e një procesi që mund të japin automatikisht një rezultat./ a.jor.
KOMENTE