English

Nis kalimi normal në tunelin e Kalimashit, Olldashi: I rëndësishëm për turistët

Thirrë, 21 maj, NOA Update – Ka nisur më në fund kalimi normal i mjeteve në tunelin e Thirrë-Kalimashit, pjesë e rëndësishme kjo e rrugës Durrës-Kukës, e cila rezultonte e bllokuar prej disa kohësh.

Gjatë një ceremonie të posaçme me këtë rast, ministri i Punëve Publike e Transporteve, Sokol Olldashi, ka bërë me dijeni se një vepër e tillë është mjaft e rëndësishme për turistët nga Kosova që pritet të mbërrijnë tani e tutje, me hapjen e sezonit turistik, drejt bregdetit shqiptar.

Prandaj, ai e vlerësoi aktin e rihapjes së këtij tuneli si mjaft të domosdoshëm.

Sipas tij, në këtë tunel tashmë kanë përfunduar te gjitha punimet e rehabilitimit dhe rregullimet përkatëse e se tani, nuk ka më rrezik prandaj ai mund të jetë lehtësisht i kalueshëm si më parë.

n.e/NOA

KOMENTE