English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 21 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Intervistë ekskluzive me shefin e deridjeshëm të drejtësisë në EULEX, Alberto Perduca - Perduca: Hetimet në MTPT nuk kanë prapavijë politike - Ky është nocioni bazë i drejtësisë dhe i sundimit të ligjit. Tituj të tjerë: Rezoluta e Konferencës Islamike, e rëndsishme për njohje të reja Westerwelle, thirrje për luftë kundër korrupsionit në Kosovë Policia godet krimin e organizuar në Ferizaj EULEX-i e quan të zakonshëm kontrollimin e bagazhit të kryeministrit Fotolajmi: Nqë ditën e parë të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. "Zëri" Qeveria e Kosovës pritet të ndërmarrë edhe një fazë reformuese, e cila, vështirë se do t'ia rikthejë kredibilitetin e humbur koalicionit aktual Tituj të tjerë: Vresweejk: Do ta arrestojmë dikë - Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes van Vresweejk, ka thënë se shumë shpejt do të arrestohet dikush në lidhje me rastin Limaj Turqia e përkushtuar për Kosovën Ndërkombëtarët të ndarë për EULEX-in - I bëhet thirrje Qeverisë për një gjyqësor të pavarur, polici efikase dhe luftë kundër krimit Editoriali - Nguti diplomatike Strukturat paralele vazhdojnë qeverisjen "Express" Njolla e prokurorit - Parlamentit të Holandës dje i është dorëzuar një raport me emrat e mbi 90 prokurorëve të këtij shteti, të cilët janë kritikuar nga mediat e atjeshme për mungesë të profesionalizmit. Në mesin e tyre gjendet edhe emri i zv.prokurorit të përgjithshëm të EULEX'it Johan van Vreeswijk, i cili pas hetimeve të bëra nga organet kompetente holandeze, është kritikuar për joefikasistet në menaxhimin e përgjimeve telefonike. Tituj të tjerë: Turqia është gati për mbështetje - Kryeministri Thaçi dhe ministrat e tij kanë mundur ta harrojnë episiodin e keq me EULEX'in në Aeroportin e Prishtinës. Të enjten, gjatë qëndrimit në Ankara, Recep Tayyip Erdogan ua ndreqi atyre disponimin, duke iu rezervuar një pritje të ngrohtë. Shteti i EULEX'it - EULEX'i kontrolloi Kryeministrin Hashim Thaçi, para se ai të shkojë në vizitë zyrtare në Turqi. Zëvendëskryeprokurori i EULEX'it, Johannes van Vreesëijk, thotë se askush nuk është mbi ligjin. Por, vetë ligji ia mundëson Kryeministrit kalimin në Aeroport pa kaluar në kontroll. Udhëzimi i Feithit Mbështetja shqiptare - Organizata e Konferencës Islamike ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës u bën thirrje anëtarëve të saj që ta mbështesin forcimin e Shtetit të Kosovës. Kjo rezolutë u inicua nga Shqipëria. Koment - Eufori a Nervozizëm? - Për kontrollimin e delegacionit qeveritar në Aeroportin e Prishtinës, interpretime dhe pyetje mund të bëjmë pa fund. "Kosova Sot" Ish-gjiganti ekonomik ende nën moratorium - Në qershor, platforma për "Trepçën" Tituj të tjerë: Me lobimin e Shqipërisë - Konferenca Islamike, rezolutë për Kosovën - Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ilir Meta, miratimin e rezolutës "Mbi situatën në Kosovë" e cilësoi si një dëshmi të qartë të mbështetjes së fuqishme të vendeve të OKI-së ndaj Kosovës. Kosova nënshkruan 4 marrëveshje me Turqinë Editoriali - Imazhi i shtetit "Tribuna shqiptare" Misioni i OKB-së në Kosovë harton një "kornizë" për Kosovën - Rikthehet UNMIK-u?! Tituj të tjerë: Strasburg - Nisin negociatat - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, kanë nisur mbrëmë dialogun. Prishtinë - Problemi me arkat Shkup - Tri kërkesat e Ahmetit Turqia lobon për Kosovën Kushti i opozitës - Hartimi i një platforme për bisedime me Serbinë është një domosdoshëmri që opozita në Kosovë mendon se duhet t'i përmbahen përfaqësuesit institucionalë të vendit. "Bota Sot" Turqia premton lobim për njohjen e Kosovës - Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë Tituj të tjerë: Zanierit t'i tregohet vendi! Jashtë Kosovës - UNMIK-u përkrah Serbinë në refuzimin e shtetit? Konferenca Islamike miraton rezolutë për Kosovën - Rriten shenjat për njohje në grup Për FSK-në as nuk ka plan për armatosje, as për rol të ri Po çirret maska serbe e UNMIK-ut - Editoriali "Infopress" Mbështetja turke - Kryeministri Hashim Thaçi pritet nga homologu i tij turk Tituj të tjerë: Përkrahin pavarësinë - Me inicimin e Shqipërisë, 57 shtete anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, kanë miratuar një rezolutë "Mbi situatën në Kosovë" Në Strasburg për të gjetur zgjidhje Në Sarajevë edhe UNMIK-u Hapen trasetë në kodrat e Vërmicës "Epoka e Re" Poshtërimi i Thaçit - Poshtërimi i kryeministrit në Aeroport dhe i ministrave me të. Dikush duhet të paguajë! Tituj të tjerë: Takohen si vëllezër - Erdogan i aranzhon takim Thaçit me zyrtarët e Greqisë dhe të Sirisë Në veri shteti duhet të veprojë fuqishëm - Flet Sadri Ferati, ministër i Pushtetit Lokal "Lajm" Tregu i ndryshkur - Në "Kodrën e Diellit" një treg i ndërtuar para gjashtë vitesh rri nën dry (Prishtinë) Tituj të tjerë: Kryeministri u prit nga homologu i tij turk - Temë, lobimi Ngecin ndryshimet në qeveri - Riformatimi në pikën 1 Më në fund, "Bechtel&Enka" fillon punimet - Nis dizajnimi i urave AKR-ja dhe NDI-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi - Për të ardhmen euro-atlantike /a.ke/
KOMENTE