Poloni - Arrin Në Nëntë Numri I Të Vdekurve Nga Përmbytjet
VARSHAVË, 21 maj /ATSH-AFP/ - Bilanci nga përmbytjet në Poloni arriti në nëntë të vdekur dhe tre të zhdukur dhe mijëra persona u evakuan në jug të vendit, njoftuan forcat e shpëtimit dhe autoritetet lokale.
"Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur. Viktima e fundit është një 70-vjeçar, i mbytur në shtëpinë e tij në Tarnobrzeg", deklaroi sot zëdhënësi i zjarrfikseve, Pawel Fratczak.
Kryeministri, Donald Tusk i paraqiti sot Parlamentit një raport mbi përmbytjet që i cilësoi si drama më e pazakontë që prej 160 vjetësh.
"Ne po flasim për dëme që arrijnë në 2,43 miliardë euro me kursin aktual të këmbimit'', theksoi Tusk./
/ec/ a.jor.