English

Rama: Tryeza e Strasburgut, produkt i paparashikueshëm i grevës së urisë

Strasburg, 21 maj, NOA - Greva e urisë e ndërmarrë nga Partia Socialiste, e cila vazhdoi për 19 ditë me radhë nga 200 përfaqësues dhe mbështetës të saj, dha një produkt të paparashikueshëm: një tryezë të përbashkët me Bashkimin Evropian për zgjidhjen e krizës politike.

Kështu ka komentuar në një linjë telefonike për mediat duke u kthyer nga Strasburgu, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, sipas të cilit “tryeza e mbrëmshme e Strasburgut duhet vlerësuar si një hap i shënuar përprara dhe si një shenjë e mirë për zgjidhjen e krizës”.

Sipas tij, “zgjidhja është një hap përpara pasi kohë më parë, një gjë e tillë as nuk mendohej”.

“Nga ana tjetër, organizimi i kësaj tryeze është një hap përpara edhe sepse po tregon që përpjekja e opozitës po i çon gjërat përpara”, tha ai konkretisht, duke iu referuar nismës së grevës së urisë.

Në fund, Rama bëri me dije se qëndrimi i opozitës për transparencën e zgjedhjeve ka mbetur i njëjtë edhe në tryezën e djeshme të organizuar në Strasburg, në prani të rivalit politik kundërshtar, Sali Berisha, por edhe përfaqësuesve të lartë evropianë Daul, Schulz dhe Fule.

n.e/NOA

KOMENTE