Prishtinë, 21 maj, NOA – Shefi i Këshillit të Atlantikut të Veriut viziton sot Kosovën, pasuar nga një delegacion përkatës, i cili bëhet me dijeni se do të zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, bisedime me krerët më të lartë të vendit.
Autoritetet e larta të NATO-s bëjnë me dijeni se kreu Anders Fogh Rasmussen, bashkë me përfaqësuesit e tjerë që do të ketë me vete, do të zhvillojë bisedime me komandantin e KFOR-it për tu njohur nga afër me gjendjen e sigurisë në Kosovë. Ndërkaq, delegacioni i NATO-s do të japë dhe një konferencë shtypi.
Vizita po zhvillohet në kohën kur janë shtuar zërat për shkurtim të mëtejshëm të trupave të KFOR-it.
Bëhet fjalë për rreth 5 mijë të tillë, të cilët do të reduktohen së shpejti.
n.e/NOAh