English

Sondazh - Gjermani - Popullariteti I Koalicionit Të Merkelit Ulet Ndjeshëm

BERLIN, 21 maj /ATSH-AFP/ - Popullariteti i koalicionit konservator-liberal i kancelares gjermane, Angela Merkel ka filluar të ulet, sipas një sondazhi të publikuar sot. Bashkimi Kristiandemokrat (CDU) i Angela Merkel mori vetëm 38 për qind të votave, tre për qind më pak se një javë më parë, sipas barometrit politik të stacionit televiziv ZDF. Aleati i tij liberal i FDP-së humbi tre pikë duke fituar vetëm tre për qind të votave, sipas studimit të bëre me 1 260 persona nga 18 maji deri më 20 maj. Ai arriti të marrë në zgjedhjet legjislative të muajit shtator një vlerësim historik prej 14,6 për qind. Kjo rënie ka shkuar në favor të partive të opozitës dhe socialdemokratët fituan dy pikë duke arritur në 29 për qind ashtu si të Gjelbërit që fituan rreth 15 për qind dhe e majta radikale Die Linke 11 fitoi për qind./ /ec/ a.jor.
KOMENTE