English

Sport-Futboll/ Fshf Përcakton Stadiumet Për Ndeshjet E Play-Out

TIRANË, 21 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Federata Shqiptare e Futbollit caktoi sot stadiumet e ndeshjeve të play-outit si për Superligën, ashtu edhe për Kategorinë e Parë. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kamzës, e programuar për në 26 maj, do të luhet në stadiumin "Rruzhdi Bizhuta" të Elbasanit. Ky vendim është kundërshtuar nga drejtuesit e klubit të Kamzës, duke qenë se do të luajnë në fushën e një skuadre që kanë patur probleme të mëdha gjatë këtij sezoni, me akuza dhe kundërakuza. Ndërkohë, ndeshja tjetër, ajo mes Kastriotit dhe Lushnjës, do të luhet më 27 maj në "Qemal Stafa". Takimet për Kategorinë e Parë, Skrapari-Tërbuni dhe Memaliaj-Tomori, do të luhen respektivisht më 23 dhe 25 maj në Tiranë, e para në "Selman Stërmasi" dhe tjetra në "Qemal Stafa"./s.s./
KOMENTE