Sport-Futboll/ Gashi Dhe Volina Dy Afrimet E Reja Tek Shqipëria U-21
TIRANË, 21 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Trajneri i ekipit përfaqësues U-21 në futboll ka vendosur të rinovojnë rrënjësisht ekipin shqiptar "Shpresa".
Sipas burimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, "në ndeshjen kundër ekipit të Polonisë U-21 Bushati duket se do të therrasë edhe dy lojtarë të FC Thun të Zvicrës".
Ata janë Ervin Gashi dhe Mirson Volina, i pari mbrojtes dhe i dyti, mesfushor, të dy të lindur në vitin 1990. Specialistet që i kanë vëzhguar kanë dhënë pershtypje shumë të mira për Gashin dhe Volinën.
Këta lojtarë janë dy afrime të reja tek ekipi U-21, pasi Bushati ka ftuar për ndeshjen miqësore me Poloninë, që do të luhet këtu edhe portierin e U-21 të skuadrës së Çelsit të Londres, Aldi Haxhia.
Takimi miqësor mes përfaqësueses shqiptare U-21 dhe përfaqësueses U-21 të Polonisë do të zhvillohet në 26 maj në Tiranë.
Kjo do të jetë miqësorja e parë për ekipin Kombëtar "Shpresa" në vitin 2010 dhe e para mundësi për trajnerin Bushati për të parë ecurinë e lojtarëve të rinj./n.m/