English

''The Independent'': Gjukanoviç Në Listën E 20 Politikanëve Më Të Pasur Në Botë

LONDËR, 21 maj /ATSH-TANJUG/ - Gazeta e përditshme britanike ''The Independent'' ka përfshirë kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviç në listën e 20 liderëve më të pasur në botë duke shtuar se mënyra e vënies së kësaj pasurie është e panjohur. Gjukanoviç renditet i 20-i me një pasuri prej 11,5 milionë euro. ''Eshtë e panjohur mënyra sesi e ka vënë ai këtë pasuri. Gjukanoviç mohon dyshimet sipas të cilave ai është i përfshirë në biznesin e kontrabandës së cigareve'', deklaron gazeta. Përveç Gjukanoviçit, një tjetër zyrtar me pasuri të dyshimtë është presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari, me një pasuri prej rreth 1,5 miliardë euro. Sipas ''The Independent'', politikani më i pasur në botë është mbreti i Tajlandës, Bhumibol Adulyadej me një pasuri prej rreth 23 miliardë euro./ a.jor.
KOMENTE