English

Turqia E Gatshme Të Hapë Me Kushte Portet Për Qipriotët Grekë

STAMBOLL, 21 maj /ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu konfirmoi sot në Stamboll se Turqia është e gatshme të hapë portet e saj për anijet e qipriotëve grekë, siç ishte kërkuar nga Bashkimi Evropian, në këmbim të heqjes së embargos së vendosur kundër entitetit qipriot turk. "Ne jemi të gatshëm të hapim të gjitha portet turke për qipriotët grekë. Në këmbim ne dëshirojmë vetëm një gjë që ka të bëjë me hapjen e porteve qipriote turke të Girnes (Kirenia), e Magosa (Famaguste) dhe aeroportit të Ercanit në Nikosinë e Veriut'', deklaroi Davutoglu në një konferencë. "Bota do të hapë tre porte për qipriotët turq, ndërsa ne do të hapim të gjitha portet për qipriotët grekë'', shtoi ministri, cituar nga agjencia turke e lajmeve''Anadolli Azhans''. Deklaratat e Davutoglusë para deputetëve të vendeve evropiane dhe mesdhetare u bënë ndërkohë që Bashkimi Evropian i ka kërkuar prej disa vitesh Turqisë të hapë portet dhe aeroportet për qipriotët grekë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE