English

Vetëm 14 vjeçe, shfrytëzohet 5 vjet si prostitutë nga dy korçarë

Korçë, 21 Maj 2010 NOA – Një vajzë është detyruar të bëjë prostitutën që në moshën vetëm 14 vjeçe dhe kjo histori ka vazhduar për plot pesë vjet, derisa pasditen e sotme, vetëm dy orë më parë, dy tutorët e saj të dyshuar janë arrestuar nga policia e Korçës, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Drejtori i Policisë së Korçës, Drejtues Bernard Çaushaj konfirmoi për agjencinë NOA, arrestimin në orën 17.00 të së Premtes, të 35-vjeçarit Kristaq (Aurel) Prifti, lindur dhe banues në fshatin Pendavinjë të Korçës, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje të mbetur në tentativë” dhe Roland Kuros, 43 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Boboshticë, komuna Drenove e rrethit të Korçës.

“Dy personat u ndaluan për veprat penale “Trafikim i femrave” dhe “Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese”, - deklaroi z. Çaushaj.

Vala e arresteve, erdhi pas kallëzimit të marrë nga V.SH e datëlindjes 19.09.1991 lindur dhe banuese në fshatin Pojan, komuna Pojan e rrethit Korçë.

Vajza ka treguar se që prej vitit 2005 e në vazhdimësi është shfrytëzuar për qëllime prostitucioni nga Kuro dhe Prifti.

a.f/r.n/NOA

KOMENTE