Kukës, 21 Maj 2010 NOA/ Fishë teknike - Vihet totalisht në shfrytëzim të trafikut publik, galeria Jugore e tunelit të Thirrës, në segmentin Rrëshen –Kalimash. Tuneli i Thirrës ka një një gjatësi 5.6 km. Të gjitha punimet për realizimin e tij janë brënda të gjithë standarteve europiane.
Punimet elektromekanike dhe të sistemeve të kontrollit të trafikut janë instaluar dhe integruar plotësisht në një sistem të kontrollit qendror që përfshin:
· 26 ventilator të medhenj ajërimi;
· 71 kamera CCTV;
· sinjalistikën e mesazheve variabël elektronik;
· një sistem kundër zjarrit në të gjithë tunelin;
· lokalizimin në mënyrë automatike të tymit dhe gazrave dhe zbulimin e incidentit;
· një sistem telefonik në rast emergjence;
· komunikimin me radio;
· si dhe ndriçimin normal dhe atë të sigurisë.
Në studimet e fizibilitetit të kryera përpara se rruga të ndërtohej parashikohej një trafik prej 4 mijë mjete në ditë, ndërkohë që vjet arriti kulmin me 12 mijë mjete në ditë. Pritshmëria e trafikut për sivjet është 16 mijë mjete në ditë.