English

Vlore: Mot I Paqendrueshem, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 21 maj/ATSH-H.Koçi/.- Kushtet atmosferike sot në gjirin detar të Vlorës do të jenë të paqëndrueshme, veçanërisht në pjesën e parë të ditës, kur moti do të dominohet nga reshjet e shiut. Në mesditë dhe orët e pasdites pritet të ketë një përmirësim të situatës sinoptike që do të shoqërohet me kthjellime e vranësira të pjesshme. Ndërkohë, temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë, kur ato arritën vlera të krahasueshme me stinën e vjeshtës. Pavarësisht kësaj, kushtet e lundrimit do të jenë normale, veçanërisht për mjetet e mëdha. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 20-21 gradë celsius dhe ato minimale në 10-11 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 5-6 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë pritet të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE