Tiranë, 21 Maj 2010 NOA – Ylli i futbollit Lorik Cana, do të jetë nesër gjatë gjithë pasdites në mjediset e burgut të Kavajës, ku do të takohet me persona të cilët vuajnë dënime për krime të ndryshme të kryera.
Kjo është një fushatë sociale që ka vendosur të ndërmarrë futbollisti i njohur Lorik Cana. Ndaj ai nesër në orën 13.30 do të vizitojë të rinjtë në konflikt me ligjin.
r.n/NOA