English

Afganistan - Rreth Katër Viktima Nga Dy Incidente Në Jug Të Vendit

KABUL, 22 maj /ATSH-AFP/ - Tre ushtarë të NATO-s dhe një punonjës civil i forcave ndërkombëtare mbetën të vdekur sot nga dy incidente në jug të Afganistanit, deklaroi sot komanda e NATO-s në Kabul. Dy ushtarë, kombësitë e të cilëve nuk janë bërë ende publike dhe një punonjës civil i ISAF-it, Forca Ndërkombëtare e Ndihmës dhe Sigurisë, mbetën të vdekur gjatë një sulmi të rebelëve. Në një incident të dytë, po ashtu në jug të vendit, një ushtar i forcave ndërkombëtare mbeti i vdekur nga shpërthimi i një mine artizanale. Sipas një bilanci të përllogaritur nga AFP duke u bazuar në të dhënat e faqes së pavarur zyrtare të internetit www.icasualties.org, rreth 215 ushtarë ndërkombëtarë kanë mbetur të vdekur në Afganistan gjatë vitit 2010./ /i.p/
KOMENTE