English

Ahmeti-Riker, takim në Tetovë për zhvillimet aktuale në Maqedoni

Tetovë, 22 maj, NOA - Ambasadori amerikan me seli në Shkup, Filip Riker, sot në mesditë do të takohet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti në selinë e kësaj partie në Tetovë.

Riker do të qëndrojë në selinë e partisë shqiptare në pushtet për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale në Maqedoni, ku situata e sigurisë, tensionet politike dhe ndëretnike, tre kërkesat e fundit të BDI-së do të jenë në axhendën e këtij takimi të paralajmëruar disa orësh nga ana e krerëve të BDI-së.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, Ahmeti do të kërkojë nga ambasadori amerikan përqendrim më të madh për realizimin e tre kërkesave të bëra nga partia e tij në adresë të kryeministrit Gruevski, ndër të cilat janë: mbyllja e rastit të Sopotit dhe lirimi i të burgosurve, mbyllja e rastit të Hagës nga gjykatat në Maqedoni si dhe miratimi i ligjit për përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.

NOA/NOA

KOMENTE