English

Aksidenti i rëndë në veri, viktimat ishin dy djem 20-vjeçarë nga Laçi

Laç, 22 Maj, NOA Update – Forcat policore të Kurbinit kanë mundur që të identifikojnë edhe viktimën e dytë të aksidentit të rëndë rrugor, i cili ndodhi orët e pasdrekes së sotme në segmentin rrugor Milot-Fushë Krujë, në veri të vendit.

Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ai është Zef Turja 20 vjeç, banues në Laç, ndërsa viktima e parë ishte Alban Zajçi, bashkëmoshatar i tij, i cili siç mësohet, është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushatarak të Tiranës, por pa mundur që të shpëtojë dot.

Forcat e policisë japin gjithashtu detajet se aksidenti i rëndë rrugor ka ndodhur përkatësisht rreth orës 15.40, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Patokut” në superstradën Milot-Fushë Krujë.

Konkretisht, ka qenë automjeti kamioçin me targa LA 0261 A i cili drejtohej nga 35-vjeçari Kastriot Lleshi, banues në Laç, i cili është përplasur me mjetin motor tip “Honda” dhe si pasojë e kësaj përplasje, kanë gjetur vdekjen dy 20-vjeçarët e lartpërmendur që po udhëtonin me motoçikletë.

n.e/NOA

KOMENTE