English

Axhenda Ndërkombëtare 22 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- MANGALORE (INDI) - Një avion i linjës ''Air India'' që vinte nga Dubai u rrëzua gjatë uljes në Mangalore me 166 persona në bord ku tetë prej tyre arritën të mbijetojnë. TË TJERA -------------- BRUKSEL - Ndjekje e krizës në Evropë, ndërkohë që ministrat e Financave të BE-së u mblodhën dje për të diskutuar në lidhje me mënyrat përsa i përket riforcimit të disiplinës buxhetore nën presionin e Gjermanisë. SHANGHAI (Kinë) - Vazhdon turneun sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton në Kinë ku shpreson të bindë bashkëbiseduesit të bashkëpunojnë për dënimin e Koresë së Veriut pas mbytjes së anijes koranojugore. BANGKOK - Ndjekje e situatës në Tajlandë, pasi kryeministri konfirmoi vendosjen e sigurisë në Bangkok, dy ditë pas shpërndarjes së këmishëkuqve dhe përleshjeve të dhunshme. DAMASK - Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner do të pritet sot në mbrëmje në Damask para se të shkojë në Bejrut ku ai do të tentojë të ulë tensionet e shkaktuara nga milicia shiite Hezbollah. STAMBOLL - Përfaqësuesit e 55 vendeve mblidhen për një konferencë mbi Somalinë. KAJRO - Kryeministri libanez, Saad Hariri takohet me zyrtarët egjiptianë para nisjes në Uashington. HELSINKI - Konferencë shtypi e presidentit bolivian, Evo Morales gjatë vizitës në Finlandë. HELSINKI - Përfundon vizitën presidenti vietnamez, Nguyen Minh Triet./ /ec/
KOMENTE