English

Berisha investitorëve: Mos shkoni deri në Kinë për treg pune, kur mund ta gjeni këtu

Tiranë, 22 Maj, NOA – Nuk është nevoja të shkohet deri në Kinë për të gjetur treg të lirë pune, kur ai është në mes të Evropës, i arsimuar dhe i edukuar, natyrisht edhe i gatshëm për të punuar siç duhet.

Një thirrje të tillë, kryeministri Sali Berisha ua ka bërë investitorëve të huaj gjatë një konference rajonale për ekonominë, e cila po zhvillohet në Tiranë, duke u theksuar se Shqipëria paraqet mundësi reale të shkëlqyera për një treg pune, pasi sipas tij, ai është treg evropian dhe i ri.

“Tregu është i hapur dhe në Shqipëri dhe ju garantoj se tek ne do të gjeni tregun më të ri të punës në Evropë, të arsimuar mirë dhe më të lirin njëkohësisht. Nuk është nevoja të shkoni deri në Kinë, pasi këtu është një treg pune jo prej 1 miliardë personash”, bëri me dije kreu i qeverisë lidhur me një fakt të tillë.

Më tej, ai ka shtuar se tregu shqiptar në tërësi paraqet mjaft interes për investitorët e huaj, falë edhe normativave të qeverisë lidhur me funksionimin e tij.

n.e/NOA

KOMENTE