English

Droucas-Jeremiç: Respektimi i fqinjësisë së mirë, kusht në Ballkan

Athinë, 22 Maj, NOA – Respektimi i parimit të fqinjësisë së mirë është kusht shumë i rëndësishëm për rajonin e Ballkanit, në rrugën e procesit të integrimit drejt Bashkimin Evropian.

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Greqisë, Droucas pas takimit me homologun e tij serb, Jeremiç në Athinë.

Duke biseduar kryesisht për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe rajonit, mësohet se Droucas i ka bërë me dije Jeremiçit se interesi i Greqisë është ai i respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Jeremiç nga ana e tij e ka falënderuar Greqinë për mbështetjen e dhënë në rrugën drejt perspektivës evropiane, në luftën për të ruajtur integritetin e sovranitetin mbi Kosovën si dhe në bashkëpunimin ekonomik. Ai Jeremiç ka shprehur besimin për një numër rekord të turistëve serbë në Greqi gjatë kësaj vere, edhe pse ky vend po përballet me krizë në fushën e turizmit.

n.e/NOA

KOMENTE