English

Durrës, Dita Kombëtare E Sezonit Turistik, Koncerti "Perla Të Muzikës Popullore Shqiptare" Në Amfiteatrin Antik

DURRËs, 22 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Koncerti festiv "Perla të muzikës popullore shqiptare" ka gjallëruar mbrëmjen e kaluar mjediset e amfiteatrit antik të Durrësit në përmbyllje të veprimtarive të organizuara për Ditën Kombëtare të Sezonit Turistik. Koncerti me protagonistë këngëtarët e njohur Manjolla Nallbani dhe Kastriot Tusha pati si sfond shkallaret dhe galeritë e gurta të monumentit më të madh të antikitetit të zbuluar në vendin tonë. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve gjatë këtij sezoni veror synon promovimin e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore si dhe të qendrave historike dhe arkeologjike në të gjithë vendin. Spektakli u drejtua nga prezantuesja e njohur Silvana Braçe, e cila rikthehej në skenën dhe televizionin shqiptar pas një mungese gati 20-vjeçare. Këngët e shoqëruara nga formacioni i harqeve të mjeshtrit Ibrahim Madhi fituan duartrokitjet e publikut të shumtë të pranishëm, mes të cilëve edhe ministri i TKRS, Ferdinand Xhaferaj, deputetë dhe drejtues të pushtetit vendor./s.s./
KOMENTE