English

Edi Rama: Tabuja e kutive ka rënë, hapja e tyre tashmë e pashmangshme

Tiranë, 22 Maj, NOA – “Falë sakrificës së madhe të atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që ndërmorën hapin për të hyrë në një grevë urie, ne sot jemi besimplotë duke u nisur nga fakti që kutitë e 28 qershorit do të hapen, ndërsa mbetet për të diskutuar vetëm sesi do të procedohet konkretisht”.

Kështu ka bërë me dije kryesocialisti Edi Rama, gjatë një konference të posaçme për shtyp, ku po sqaron të gjitha modalitetet e takimit të zhvilluar në Strasburg me rivalin e tij politik, Sali Berisha, si edhe përfaqësuesit e lartë evropianë.

“Deri në darkën e Strasburgut, kutitë ishin tabu, por kjo tabu tani ka rënë dhe hapja e tyre është e pashmangshme, por duhet gjetur rruga për të gjetur gjithë procedurën që do ndiqet për këtë. Tani është mëse e qartë se të gjitha Ruzhdiet e Shqipërisë nuk do mbeten më në errësirën e kutive të mbyllura”, tha më tej Rama lidhur me një fakt të tillë.

Sipas tij, “çështja e transparencës së zgjedhjeve, ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, duke u shtruar për zgjidhje në tryezën më të rëndësishme që mund të organizohej në nivelin ndërkombëtar”.

Më tej, ka pohuar edhe faktin se në këtë fazë kaq të rëndësishme për vendin, zgjidhja nuk duhet të vonojë dhe palët nuk duhet të luajnë e ka kush e ka, në kushtet kur është vendosur një afat i cili ka një kuptim ultimativ për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj krize që thellohet përditë.

“E gjitha kjo, që procesi demokratik në Shqipëri të hyjë në një fazë më normale dhe nga ana tjetër, proceset e integrimit të vendit, të shtyhen para dhe të mos kërcënohen nga rreziku i bllokimit”, tha më tej Rama.... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE