English

Ekipi i “Real Madridit”, prish kontratën me lojtarin Raul

Madrid, 22 maj, NOA – Prej mëse 16 vitesh, ai ka luajtur me ekipin spanjoll të “Real Madrid”, por duket se pas një periudhe kaq të gjatë, tashmë atij i ka ardhur koha që të largohet.

Fjala është për lojtarin e njohur Raul, të cilit i është lejuar nga klubi i ekipit madrilen, largimi edhe pse i ka mbetur ende pjesë nga kontrata e nënshkruar prej mëse një vit.

Në këtë mënyrë, ai do të mund të largohet si lojtar i lirë prej këtij ekipi.

Ndërkaq, thuhet se drejtuesit e Realit e kishin bërë propozimin gjatë bisedave të djeshme në Bernabeu me Raul dhe me agjentin e tij, Gines Carvajal.

n.e/NOA

KOMENTE