Ekon/Krizë - Papa: Qeveritë Shumë Të Dobëta Përballë Spekulimeve Në Tregje
QYTETI I VATIKANIT, 22 maj /ATSH-AFP/ - Qeveritë e vendeve po tregohen shumë të "dobëta" përballë spekulimeve "të papërgjegjshme" që po trazojnë tregjet financiare në kontekstin e krizës ekonomike, deklaroi sot Papa, ndërkohë që priti në Vatikan pjesëmarrësit në një kongres të fondacionit ekonomik të Vatikanit ''Centesimus Annus-Pro Pontefice''.
Papa Benedikti XVI shprehu keqardhje për një përgjigje "tepër të dobët nga ana e qeverive, të cilat përballen me episode të rishfaqura spekulimesh të papërgjegjshme kundrejt vendeve të cilat ndodhen në vështirësi, që nuk po reagojnë dhe nuk po i përgjigjen me vendimet e duhura të qeverive, në fushën financiare".
Ekonomie nuk mund të arrijë deri në pikën ku do të prodhohen vetëm mallrat ushqimore", deklaroi Papa, i cili gjykoi si të nevojshëm mes vendeve "një solidaritet kreativ dhe dinamik të orientuar drejt të mirave të përbashkëta"./
/i.p/