Tiranë, 22 Maj, NOA- Në kuadër të edicionit të tretë të Festivalit Italian në Shqipëri, i realizuar nga Instituti Italian i Tregtisë së Jashtme u organizua në mjediset e Galerisë së Arteve prezantimi i librit të gastronomisë “Arti i Kuzhinës Italiane në Tryezat Tuaja”.
“Nismat tona kanë synuar në forcimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Italisë dhe Shqipërisë, midis dy popujve tanë miq, që tashmë gjenden më pranë njeri-tjetrit si asnjëherë tjetër. E natyrisht, që në klimën e miqësisë dhe bashkëpunimit kuzhina dhe arti i saj janë një faktor i rëndësishëm”, tha në fjalën e rastit, drejtori i Institutit Italian për Tregtinë e Jashtme, Francesko Vitulli.
Ndërsa abasadori ialian, Saba D’Elia , tha se në kuadrin e stinës së aktiviteteve “Dy popuj, Një Det, Një Miqësi”, një vend të rëndësishëm kanë aktivitetet e Institutit Italian për Tregtinë e Jashtme dhe ato të Institutit Italian të Kulturës, iniciativa këto që kanë kompletuar më së miri spektrin e fushave ku janë shtrirë me veprimtari të shumta.
Nga ana e saj, specialistja e njohur e artit të kuzhinës dhe medias, Tefta Pajenga, në fjalën e saj evidentoi vlerat e veçanta dhe utilitare të këtij libri.
n.e/NOA