English

Indi - Aksident - Patel: Piloti Kishte Eksperiencë Të Konsiderueshme, Por Zona E Sigurisë Ishte E Vogël

MANGALORE, 22 maj /ATSH-AFP/ - Piloti i avionit të kompanisë ''Air India'' që u rrëzua sot në Mangalore, në jug të Indisë, kishte shumë eksperiencë", deklaroi ministri për Çështjet e Aviacionit Civil, i cili sugjeroi se sipërfaqja e vogël e zonës së sigurisë në pistë mund të ketë qenë një shkaku i fatkeqësisë. Avioni ''Boeing 737'' që vinte nga Dubai, me 166 persona n bord , ka tejkaluar zonën e uljeve të avionëve dhe ka përfunduar në një zonë me bimësi të dendur. Rreth 158 persona mbetën të vdekur, duke e bërë këtë aksidentin më të rëndë ajror në Indi përgjatë 14 vjetëve. Sipas Praful Patel, për Çështjet e Aviacionit Civil, piloti u identifikuar zyrtarisht si shtetas me kombësi serbe i cili kishte në aktivin e tij të pilotit mbi 10 mijë orë fluturime dhe e njihte mirë pistën e uljes ku ishte ulur pa pasur probleme mbi 20 herë të tjera me avionët që drejtonte. Kushtet në komentin e uljes ishin të mira, me një pamje të mjaftueshme, por ministri theksoi se zona e sigurisë përreth pistës së uljes në rast humbjeje të kontrollit të avionit ishte shumë më e vogël se në disa aeroporte të tjera./ /i.p/
KOMENTE