English

Indi - Të Paktën Tetë Të Mbijetuar Nga 166 Persona Nga Rrëzimi I Avionit ''Air India''

BOMBEI (Indi), 22 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën tetë persona mbijetuan në aksidentin e një avioni ''Air India'' që vinte nga Dubai dhe që u rrëzua sot në Mangalore, në jug të Indisë me 166 persona në bord, njoftoi kompania. "Sipas informacioneve tetë persona kanë mundur të shpëtojnë dhe u dërguan në spitalin e Mangalores'', deklaroi Anup Shrivasta, drejtor i burimeve njerëzore të ''Air India''. Avioni, një Boeing 737 që transportonte 160 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua sot rreth orës 01:00 GMT gjatë uljes./ /ec/
KOMENTE