English

Indi - Televizionet Tregojnë Imazhe Nga Të Mbijetuarit E Rrëzimit Të Avionit

NJU DELHI, 22 maj /ATSH-AFP/ - Stacionet televizive indiane shfaqën imazhe të tre të mbijetuarve nga aksidenti i Boeing 737 i linjës ''Air India'' që u rrëzua sot gjatë uljes në Mangalore, në pjesën jugore të Indisë me 166 persona në bord. Stacioni televiziv NDTV transmetoi imazhe të një personi të mbijetuar i djegur rëndë si dhe të një gruaje në gjendje të rëndë shëndetësore. Imazhe të tjera treguan një fëmijë që po merrte ndihmë mjekësore. Avioni, një ''Boeing 737'', që transportonte 160 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua sot rreth orës 01:00 GMT gjatë uljes./ /ec/ a.jor.
KOMENTE