English

Interpol Angazhohet Në Kërkimin E Pesë Pikturave Që U Vodhën Në Francë

PARIS, 22 maj /ATSH-ANSA/ - Interpoli njoftoi sot se fotot dhe përshkrimet e pesë pikturave që u vodhën të enjten në Muzeun e artit modern në Paris janë shpërndarë në 188 vendet anëtare dhe janë shtuar në bazën e të dhënave ndërkombëtare të operave të artit. "Duke shpërndarë nëpërmjet Interpolit një alarm botëror, autoritetet franceze janë garantuar se policitë e botës do të kenë të gjitha informacionet e nevojshme për të marrë pjesë në kërkimin dhe lokalizimin e këtyre veprave", deklaroi sot drejtori ekzekutiv i Interpol-it, Jean-Michel Louboutin. Baza e të dhënave të veprave të vjedhura të artit është e mundur të konsultohet me anë të Internetit nëpërmjet faqes zyrtare të Interpol-it (www.interpol.int), dhe jo vetëm për policitë dhe gjykatat, por edhe për muzetë, institucionet kulturore, koleksionistët, shitësit e veprave të artit dhe të pasionuarit e thjeshtë. /e.v/
KOMENTE