English

Irak - Një Ushtar Amerikan Humb Jetën Në Mosul

BAGDAD, 22 maj /ATSH-ANSA/ - Një ushtar amerikan ka mbetur i vrarë në rrethinat e Mosulit, njoftoi sot komanda ushtarake e SHBA-së në Bagdad, duke theksuar vetëm se ngjarja ndodhi dje dhe është nën hetim. Nga fillimi i luftës në mars të vitit 2003, 4399 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në Irak, prej të cilëve 29 vetëm nga fillimi i vitit 2010. /e.v/
KOMENTE