English

Itali - Për Herë Të Parë Një Grua Shugurohet Priftëreshë

ROMË, 22 maj /ATSH-AFP/ - Për herë të parë në Itali, një grua u shugurua priftëreshë sot në një kishë të qendrës historike të Romës, shumë afër Vatikanit, që, pavarësisht një krize besimi, refuzon futjen e grave në radhët e priftërinjve. Priftëresha e re, Maria Vittoria Longhitano, një italiane 35 vjeçe, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, i përket kishës vetero-katolike italiane, një kishë e vogël që është larguar nga katoliçizmi roman i shekullit të 19-të dhe është bashkuar me Unionin e Utrehtit edhe ai vetë i lidhur ngushtë me Kishën anglikane. "Pa gratë, katoliçizmi që është sinonim i universales është si i gjymtuar sepse gjysma e njerëzimit nuk merr pjesë në misionin e Krishtit", shpjegoi për shtypin Longhitano, e cila do të celebrojë të dielën në Milano meshën e saj të parë. Sipas saj, interesi i publikut të gjerë dhe i mediave për shugurimin e saj tregon se kishat e krishtera dhe kisha katolike romane në Itali kanë një mbështetje popullore për të pranuar celebrimin e meshave nga priftëresha. Kisha katolike pranon vetëm burra për t'u bërë priftërinj dhe peshkopë, duke u shprehur se ndjek praktikën e Krishtit, i cili i i ka zgjedhur 12 apostujt e tij nga radhët e burrave. Vendimi i Kishës anglikane në vitin 1984 për t'u dhënë mundësinë grave të bëhen priftëresha ishte një arsye që solli përplasje mes dy kishave dhe në korrik të vitit 2008, Vatikani kritikoi miratimin nga Kisha e Anglisë (anglikane) të parimit të shugurimit të grave peshkope. Vatikani e ka cilësuar si largim nga tradika apostolike e ndjekur nga të gjitha kishat e mijëvjeçarit të parë dhe pengesë për pajtimin mes dy kishave. /I.Pu.
KOMENTE