English

Lezhe: Humbin Jeten Dy Te Rinj Ne Nje Aksident Rrugor

LEZHË, 22 Maj/ATSH-G. Marku/- Dy të rinj 20- vjeçarë humbën jetën sot pasdite si pasojë e një aksidenti automobilistik përgjatë superstradës Shkodër-Tiranë. Zëdhënësja e shtypit e Policisë së Lezhës Eliona Nika, bëri të ditur për ATSH-në se "aksidenti ndodhi në aksin rrugor Milot -Fushe -Kruje, në vendin e quajtur kryqëzimi i Patokut, ku automjeti kamionçin me targa LA 0261 A, i drejtuar nga Kastriot Lleshi rreth 35 vjeç banues në Laç u përplas me motorin tip "Honda", ku për pasojë, vdiq në vend Zef Turja 20 vjeç banues në Laç dhe më pas edhe 20-vjeçari tjetër Alban Zajçi, ndonëse u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushatarak Tiranë". Sipas Policisë, të dy viktimat udhëtonin me motorçikletë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po kryhen veprimet e duhura./n.m/
KOMENTE