Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës
TIRANË, 22 Maj /ATSH- Suada Daci/- Stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar me një numër librash të rinj të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Disa prej tyre janë:
"Verë e rrezikshme", është romani më i ri i autorit Ernest Heminguej. Është një libër i shkruar për vdekjen nga një 60-vjeçar i fuqishëm që trembej nga vdekja, sepse ishte në prag të saj. Është gjithashtu një tregim i dashur i kthimit në kohët heroike kur ishte i ri dhe në arenat spanjolle mësonte se çfarë ishte jeta.
Ky roman është botuar në shtëpinë botuese "Besa", dhe kushton 600 lekë.
" Çelësi i Sarës", një roman i shkruar nga autorja Tatiana de Rosney. Ngjarjet e përshkruara në këtë roman flasin për atë çka ndodhi në Francën e pushtuar të vitit 1942, dhe veçanërisht për arrestimin në masë të "Velodrome d'Hiver', që ndodhi në 16 qershor të vitit 1942 në Paris.
Është një botim i shtëpisë botuese "Mësonjëtorja" dhe çmimi i tij është 1000 lekë.
" Ju flet Tirana", RTSH (kujtime, histori, personazhe) që vijnë nga gazetari Agron Çobani. Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar, ku përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qënë dëshimtar i shumë ngjarjeve ai sjell fakte të papublikuara, analiza interesante dhe refleksione mbi ndodhi tronditëse.
Është një botim i shtëpisë botuese "Toena", dhe kushton 1000 lekë.
"Perandori", Portat e Romës, titullohet libri i autorit anglez Conn Iggulden, i cili sjell historinë e një djali ambicioz që përballet me sprovën e tij të parë të madhe në jetë, duke u përfshirë në atë konflikt të përgjakshëm për pushtet që i ka vënë ballë për ballë qytetarët e Romës.
Ky libër vjen nga shtëpia botuese "Linus" dhe kushton 1100 lekë.
/s.s./