English

Moti I Keq - Poloni - Arrin Në 12 Bilanci I Viktimave Nga Përmbytjet

VARSHAVË, 22 maj /ATSH-ANSA/ - Vazhdon të jetë e rëndë situata në Poloni për shkak të përmbytjeve që deri tani kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 12 personave dhe kanë shkaktuar dëme materiale në disa qytete. Pasditen e sotme në Breslavia, në jugperëndim të vendit, ujërat e lumit Sleza, një degëzim i lumit Oder, shkatërroi argjinaturat dhe në pak minuta përmbyti lagjen Kozanoë, e njëjta zonë që u përmbyt gjatë motit të keq në vitin 1997. E rëndë vazhdon të paraqitet edhe situata përgjatë lumit Vistola, ku në Sandomierz prej tre ditësh një lagje qëndron e përmbytur dhe tre mijë banorët e saj janë detyruar të evakuohen. Dhe vazhdon rreziku në Varshavë ku niveli i ujërave të Vistolës ka arritur maksimumin e 779 centimetrave dhe druhet se argjinaturat mund të çahen nga momenti në moment. Në kryeqytet nuk përjashtohet evakuimi i lagjeve Wilanow dhe Mokotow. Sipas kryeministrit Donald Tusk "situata është gjithmonë dramatike", kryesisht në jug të vendit, veçanërisht pas parashikimit për shira të tjerë që mund të bien në ditët e ardhshme. Sipas ministrit të Jashtëm Radoslaw Sikorski, dëmet që janë shkaktuar në Poloni i kanë kaluar tashmë 2 miliardë eurot, ose 0.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. /e.v/
KOMENTE