Laç, 22 maj, NOA – Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë vdekjen e dy personave mësohet të ketë ndodhur orët e pasdrekes së sotme në segmentin rrugor Milot-Fushë Krujë, në veri të vendit.
Lajmi konfirmohet nga burime policore të Kurbinit për agjencinë e Lajmeve NOA në mënyrë paraprake, sipas të cilave, dy viktimat e aksidentit kanë qenë në momentet e kryerjes së tij të hipur së bashku në një motoçikletë.
Por ajo që ka shkaktuar vdekjen e tyre, sipas rezultateve të para të nxjerra nga ekipi hetimor, i cili po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë në vendngjarje, ka mundësi që të ketë qenë një përplasje e fortë e motoçikletës me një kamion që kalonte në ato momente në segmentin Milot-Fushë Krujë.
Ekspertët po punojnë për identifikimin e viktimave, ndërsa kanë mundur ta realizojnë këtë vetëm për njërin prej tyre, i cili mësohet se mban emrin Alban Zajçi, por ende nuk dihet identiteti i viktimës tjetër.... (vijon).
n.e/NOA