English

Obama ngre komision bipartizan për naftën në Gjirin e Meksikës

Uashington, 22 maj, NOA – Përhapja e naftës në Gjirin e Meksikës drejt territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka detyruar presidentin amerikan, Barak Obama, që të ngrejë një komision bipartizan, i cili do të hetojë detajet e asaj që mund të jetë katastrofa më e keqe mjedisore në këtë vend.

Mediat amerikane bëjnë me dijeni se presidenti Obama do të emërojë përkatësisht senatorin Bob Graham dhe ish-kreun e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Uilliam Reilli për të drejtuar komisionin e lartpërmendur.

Duket se problemi i ndotjes mjedisore të shkaktuar prej përhapjes së naftës në Gjirin e Meksikës, është kthyer tashmë në mjaft serioz dhe shqetësues për autoritetet amerikane, saqë e kanë detyruar kreun e shtetit amerikan që të ndërmarrë një masë të tillë.

Dje atij i kanë dërguar një letër-protestë edhe artistët në zë amerikanë, të kryesuar nga aktori i njohur Robert Redford, me anë të të cilës i kërkon që të zgjidhej sa më parë situata e rënduar mjedisore në Gjirin e Meksikës, e cila kërcënon Floridan.

n.e/NOA

KOMENTE