Mynih, 22 maj, NOA - Bono, këngëtari i njohur i grupit irlandez U2, ka kryer një operacion në kolonën vertebrale pranë një klinike të specializuar në Mynih të Bavarisë.
Një zëdhënës i tij tha se artisti do të mbetej në spital për disa ditë dhe më pas, do të shkojë në Irlandë për t’u shtruar dhe pushime.
Ndërkaq, kjo ka vënë në dyshim koncertet e parashikuara të grupit U2, konkretisht në 3 qershor në Amerikë, i cili flitet se do të shtyhet, por edhe data 25 qershor, e cila ishte parashikuar për pjesëmarrjen e grupit irlandez në Festivalin e Glastonburit në Angli më 25 qershor.
Një deklaratë e grupit citoi se çdo ndryshim tjetër në turne, do të shpallet sa më shpejt të jetë e mundur.
n.e/NOA