Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 22 Maj/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme
Gazeta "Shqip"
NEGOCIATAT FILLOJNË NGA KUTITË E MATERIALEVE ZGJEDHORE
Ultimatumi dyjavor i Strasburgut: BE i kërkon Ramës dhe Berishës "zgjidhje që t'i rezistojë kohës"
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Hapet tuneli, merr fund "tmerri" i rrugës së vjetër
Ekspertët e BE-së monitorim Parlamentit
Gazeta "Koha Jone"
"NGËRCI POLTIK, ZGJIDHJA VETËM NË KORNIZAT LIGJORE"
Kryeministri shqiptar Sali Berisha, pas kthimit nga Strasburgu tha se, "ngërçi poltik, kërkon zgjidhje sipas kuadrit ligjor dhe respektim të Kushtetutës".
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Vlera e euros në Shqipëri, si thikë me dy presa
Qeveria 10 milion euro për bizneset që krijojnë punësim.
Gazeta "Panorama"
QEVERIA VENDIM SEKRET PËR 400 MILIONË EURO
Ligji për eurobondin , qeveria rrit në mënyrë të fshehtë me 1% interesin e borxhit të ri.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Ilir Meta telefonatë me homologun e ri britanik
Pije false pa analiza në Tiranë.
Gazeta "Shekulli"
KUTITË TE HAPEN, NEGOCIATA PËR FLETËT
Rama: U ra dakort për hapjen e kutive të materialeve. Do diskutojmë për fletët.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Studimet në Itali, nis aplikimi.
Berisha: Zgjidhje sipas Kushtetutës
Gazeta "Shqiptare"
BERISHA-RAMA, KU NGECI AKORDI I STARSBURGUT
Zbardhen negociatat dhe batutat me nderkombëtarët gjatë darkës në Francë
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Celularët kontrabandë, pranga 6 trafikantëve
Eksperti i huaj për varret e komunizmit.
Gazeta "RD"
KRIZA-RAMA, EUROPA I OFRON SI KURIM KUSHTETUTËN DHE LIGJIN
BE: Zgjidhja, transparencë sipas Kushtetutës.
Gazeta "ZP"
NEGOCIATAT, RAMA ÇËSHTJA E KUTIVE NË PRAG TË ZGJIDHJES
Brukseli shqetësim serioz për ngërcin politik.
Gazeta "Integrimi"
META-HAGUE: TË VAZHDOJË DIALOGU POLITIK
Ministri i Jashtëm, Ilir Meta zhvilloi bisedime telefonike me Sekretarin e çështjeve të Jashtme të Britanës së Madhe , William Hague.