Tiranë, 22 Maj, NOA Update – “Le të angazhohemi për zgjidhjen e krizës politike dhe të mos merremi me pasojat që mund të kishte moszgjidhja e saj, të cilat në fakt do të ishin të pamerituara për qytetarët e këtij vendi, që janë privuar për shkak të politikës së vjetër të tij”.
Me këto fjalë e ka pasuar kreu i selisë rozë, Edi Rama, prononcimin e tij mbi pritshmërinë e negociatave me palën tjetër, sipas ultimatumit që ka lënë Bashkimi Evropian në darkën e Strasburgut, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Sali Berisha.
“Ne duam që vendi të çlirohet sa më parë nga makthi i zgjedhjeve të deformuara. Prandaj, në respektim edhe të ultimatumit që ka vënë Bashkimi Evropian për zgjidhjen sa më parë të krizës, javën e ardhshme do të zhvillojmë negociata intensive”, ka bërë me dijeni ndër të tjera, kreu i selisë rozë.
n.e/NOA