Shënim/ Kukës: Policia, Bilanc Pozitiv Kundër Krimit
KUKËS, 22 maj/ATSH-R.Hoxha/ - Në qarkun e Kukësit për periudhën janar -maj numri i veprave kriminale ka ardhur duke u ulur, ndërsa vëmendja e policisë së shtetit është përqëndruar në drejtim të përmirësimit të zbulueshmërisë ku ende ka mangësi.
Burime zyrtare të drejtorisë së policisë së qarkut, bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 146 vepra penale, ose 13 për qind më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Treguesi i zbulueshmërisë ka qenë vetëm 75 për qind, ose 7 për qind më pak se vitin e kaluar.
Gjatë periudhës janar-20 maj është bërë e mundur ndalimi i 24 personave të shpallur në kërkim, ndërsa 65 persona ndiqen në gjendje të lirë. Në qarkun e Kukësit numri i veprave penale është në rënie duke evidentuar punën që bëhet nga policia për parandalimin e veprave kriminale.
Vendin kryesor në veprat penale e zënë vjedhjet e pasurisë së tjetrit, pronësia mbi tokën, apo grindjet për motive të çastit, nga të rinjtë e moshës 18 - 30 vjeç./ch/