Varshavë, 22 maj, NOA – Një situatë mjaft serioze dhe dramatike është krijuar në Poloni për shkak të përmbytjeve, të cilat kanë shkaktuar mëse 12 të vdekur deri tani nga forca e madhe goditëse e shirave.
Mediat vendase raportojnë se nuk është përjashtuar ideja e evakuimit në lagjet Vistula dhe Varsavia të kryeqytetit të vendit, ku lartësua e ujit ka arritur maksimumin e 779 centimetrave dhe mund të thyejë brigjet e tij.
Ndërkaq, lumi Sleza ka përmbytur një lagje në Vroclav, ndërsa dega Lanckorona, pranë Krakovit ka shembur tokat dhe dhjetëra shtëpi.
Sipas kryeministrit Donald Tusk, situata vazhdon të jetë dramatike sidomos në jug të vendit.
Polonia menjëherë ka ngritur zërin për ndihma ekonomike nga Bashkimi Evropian, ku Franca dhe Gjermania janë të parat që i janë përgjigjur thirrjes së saj, duke i dërguar pompa thithëse për ujë.
n.e/NOA