English

Shkodër: Takim Për Forcimin E Lidhjeve Të Biznesit Dhe Promovimin E Sektorit Privat

SHKODËR, 22 maj/ATSH-G. Marku/- Forcimi i lidhjeve të biznesit dhe promovimi i sektorit privat në rajonin e Shkodrës, ishte tema e tavolinës së rrumbullakët të organizuar nga Agjensia për Zhvillimin e Zonave Malore (MADA), në Shkodër. Brunilda Stano, nëndrejtoreshë e MADA-s, tha për ATSH-në se takimi organizohet në zbatim të projektit AdriLinks, i cili në kuadrin e Interreg Cards-Phare me partner shqiptar MADA dhe partner Italian, synon rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve italiane dhe shqiptare. Sipas saj, projekti synon në përfshirjen e komunitetit rural dhe malor, fermerëve, autoriteteve rajonale dhe lokale, prodhueve dhe shoqatave agroushqimore dhe veçanarisht atyre të sektorit të vertarisë dhe vreshtarisë, institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, shoqatave të konsumatorëve, etj. Nëndrejtoresha e MADA-s tha gjithashtu se "trajnimet dhe takimet dypalëshe kanë synuar në fuqizimin e kapaciteteve institucionale të MADA-s nëpërmjet transferimit të eksperiencës së rajonit të Marche, sipas praktikave të BE-së, në përdorimin e modeleve dhe instrumentave për promovimin e zhvillimit lokal." Përfaqësues të Drejtorisë Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bizneseve të rajonit të Shkodrës, forumit të bujqësisë së Shkodrës, MADA në Shqipëri, si dhe të ardhurit nga Italia, presidenti i MADA-s Mario Andrenacci, drejtori i bujqësisë së Ankonës Giancarlo Sagramola, Enzo Mecella prodhues vere, Fausto Faggioli i Rajonit të Emilia Romana për Agroturizmin, kanë diskutuar për politikat e zhvillimit rural, lokal dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale në rajonin e Shkodrës./ch/
KOMENTE