English

Sport-Futboll/ Kombëtarja U-19 Turne Miqësor Në Kroaci

TIRANË, 22 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 është nisur sot drejt Kroacisë për të zhvilluar një turne miqësor disa ditor, bënë të ditur për ATSH-në burime nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Ramadan Shehu kanë zhvilluar një fazë përgatitore në Luz të Kavajës, ku dje kanë zhvilluar edhe një takim miqësor me Kombëtaren shqiptare të drejtuar nga kroati Josip Kuzhe, të cilën e humbën 4-0. Sipas FSHF-së, "lojtarët e ekipit përfaqësues U-19 do të akomodohen në qytetin e Rijekës, ku do të qëndrojnë nga data 23-27 maj. Gjate kësaj periudhe kombëtarja U-19 do të zhvillojë disa takime miqësore me skuadra kroate, por dhe me skuadra të tjera nga rajoni, që do të jenë pjesëmarrëse në këtë turne miqësor"./s.s./
KOMENTE