English

Turqia Kundër Armëve Bërthamore Në Rajonin E Saj

ANKARA, 22 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan shprehu kundërshtimin e vendit të tij për përhapjen e armëve bërthamore në rajon dhe theksoi nevojën e vazhdimit të përpjekjeve diplomatike për programin bërthamor të fqinjit të tij iranian, njoftoi sot shërbimi i tij i shtypit. Në një letër drejtuar liderëve të 26 vendeve, anëtare të përhershme dhe të përkohshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe shtete fqinje dhe të afërt me Turqinë, Erdogan dha informata për marrëveshjen Turqi-Brazil-Iran e arritur të hënën. "Turqia i kundërshton në parim armët bërthamore dhe kërkon që rajoni i saj të jetë i pastruar nga këto armë", shtoi Erdogan në letrën e tij. Ai shtoi se rruga diplomatike është gjithmonë mjeti më i mirë për zgjidhjen e krizës së çështjes bërthamore iraniane. /I.Pu.
KOMENTE