English

Vlorë: Mot I Mirë, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 22 maj/ATSH-H.Koçi/.-Moti sot në gjirin detar të Vlorës shënon një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë. Ai do të jetë i kthjellët, me zhvillime të pakta resh, ndërkohë që vlerat e temperaturave do të shënojnë një rritje të lehtë. Kjo do të shoqërohet edhe me kushte normale lundrimi dhe, për rrjedhojë, peshkarexhat kanë dalë për gjueti në hapësirën detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 22-24 gradë celcius dhe ato minimale në 12-14 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë pritet të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian, në orët e mesditës./s.s./
KOMENTE