English

Ylli i futbollit Lorik Cana, takim me të burgosurit në Kavajë

Tiranë, 22 Maj 2010 NOA – Ylli i futbollit Lorik Cana, do të jetë sot gjatë gjithë pasdites në mjediset e burgut të Kavajës, ku do të takohet me persona të cilët vuajnë dënime për krime të ndryshme të kryera.

Kjo është një fushatë sociale që ka vendosur të ndërmarrë futbollisti i njohur Lorik Cana. Ndaj ai në orën 13.30 do të vizitojë të rinjtë në konflikt me ligjin. Në axhendën e sotme, Lorik Cana ka ftuar mediat ta shoqërojnë.

Pritet që nga të ardhurat e veta, Lorik Cana të shpërndajë dhurata për të burgosurit, si dhe të japë autografë për të pranishmit.

r.n/NOA

KOMENTE