English

Afganistan - Pesë Civilë Të Vdekur Nga Një Minë E Epokës Sovjetike

KABUL, 23 maj /ATSH-AFP/ - Pesë civilë mbetën sot të vdekur nga shpërthimi i një mine të lënë në terren gjatë pushtimi sovjetik në provincën Kapisa, në lindje të Kabulit, njoftoi sot ministria e Brendshme afgane. Incidenti ndodhi sot kur disa fermerë po punonin nëpër fusha në rajonin Khum-e-Zargar. "Pesë persona të pafajshëm mbetën të vdekur nga një shpërthimi i një mine që datonte në vitet e luftës", deklaroi ministria e Brendshme që lidhet me kohën e pushtimit sovjetik të viteve 1979-'89. Minat e epokës së pushtimit sovjetik vazhdojnë të shkaktojnë ende viktima në Afganistan./ /i.p/
KOMENTE