English

Autoriteti Palestinez: Pranojmë shkëmbimin e territoreve me Izraelin

Palestinë, 23 maj, NOA – Autoriteti Palestinez e pranon parimisht shkëmbimin e territoreve me Izraelin, për t’iu afruar kështu paqes së dëshiruar prej vitesh në këtë rajon të Lindjes së Mesme.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë presidenti palestinez Mahmud Abas, i cili ka konfirmuar se autoriteti Palestinez e pranon parimin e shkëmbimit të territoreve, por ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje konkrete lidhur me një fakt të tillë.

Nga ana tjetër, Abas ka theksuar se është rënë dakord mbi parimin e shkëmbimit të ndërsjellë të tokës së "vlerës dhe cilësisë së njëjtë", por shtoi se nuk është arritur marrëveshje. n.e/NOA

KOMENTE