English

Axhenda Ndërkombëtare 23 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ KANË - Festivali i 63-të i Kanës drejt përfundimit, me ceremoninë e mbylljes që fillon në orën 17:000 dhe dhënia e çmimeve nga juria e kryesuar këtë vit nga regjisori amerikan Tim Burton. TË TJERA -------------- BANGKOK - Autoritetet tajlandeze e zgjatën deri të martën, ndalimqarkullimin në Bangkok dhe në 23 provinca të vendit si masë sigurie. Ndalimqarkullimi është vendosur pas shpërndarjes së "këmishëkuqve" dhe trazirave të dhunshme. NJU ORLINS (SHBA) - Ndjekje e përpjekjeve të ndërmarra për ndalimin e rrjedhjes së naftës nga fundi i Gjirit të Meksikës, shkaktare e një shtrese nafte që po përhapet në brigje. MANGALORE (Indi) - Ndjekje e hetimit për aksidentin e avionit të kompanisë "Air India" që vinte nga Dubai që u aksidentua të shtunën në momentin e uljes në Mangalore, në jug të Indisë, duke shkaktuar, 158 të vdekur. Sipas autoriteteve, tetë persona mbijetuan. UASHINGTON - Kryeministri libanez Saad Hariri, fillon një vizitë zyrtare gjatë të cilës do të takohet nesër në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Barack Obama. DAMASK - Shefi i diplomacisë franceze Bernard Kouchner takohet me presidentin sirian Bachar al-Assad në Damask. BEJYRUT - Vizitë e ministrit të Jashtëm francez Bernard Kouchner i cili vjen nga Siria. VARSHAVË - Ndjekje e situatës pas përmbytjeve që kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit. STEPANAKERT (Azerbajxhan) - Zgjedhjet legjislative të polemizuara në Nagorni-Karabak, rajon i banuar kryesisht nga armenë dhe de fakto i kontrolluar nga Armenia. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se e shikon votimin si të pavlerë. /I.Pu.
KOMENTE